Ndërlidhjet

KBU: 10 mijë njerëz të zhdukur në Ksinjang


Liderja e ujgurëve në ekzil, Rebija Kadir, tha se rreth 10 mijë njerëz “janë zhdukur” në trazirat vdekjeprurëse të këtij muaji në rajonin Ksinjang, në perëndim të Kinës.

Kadir, këto komente i bëri gjatë vizitës në Japoni, ku tha se është e “zhgënjyer” me reagimin e Shteteve të Bashkuara ndaj këtyre trazirave.

Kryetarja e Kongresit Botëror të Ujgurëve bëri thirrje për zhvillimin e një hetimi ndërkombëtar në lidhje me incidentet në Ksinjang.

Kina ka akuzuar Kadirin për nxitjen e dhunës, gjë që është hedhur poshtë nga liderja ujgure.
XS
SM
MD
LG