Ndërlidhjet

Iran: Konfirmohet lirimi i Shadi Sadrit


Avokati i aktivistes iraniane për të drejtat e njeriut, Shadi Sadr, ka konfirmuar lirimin e saj nga burgu.

Mohamad Mostafaei i tha të përditshmes "Etemad Melli" se klientja i tij ishte liruar të martën pas pagesës prej gati 50 mijë dollarësh.

Sadr, e cila njihet për punën e saj në fushën e të drejtave të grave, u arrestua më 17 korrik.

Ajo është një nga 140 të burgosurit, të cilët u liruan të martën.

Lirimet masive të të burgosurve, gjatë ditës së hënë, pasuan urdhrin e kreut të gjyqësorit në Iran, Ajatollah Mahmud Hashemi Shahrudi, i cili kërkoi që lirimi i të gjithë të burgosurve që nuk përballen me akuza të mëdha, të bëhet brenda një jave.
XS
SM
MD
LG