Ndërlidhjet

GJND: Dëgjimet publike fillojnë më 1 dhjetor


Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të mbajë dëgjime publike lidhur me çështjen se a ishte shpallja e pavarësisë së Kosovës në harmoni me të Drejtën Ndërkombëtare, ka njoftuar kjo gjykatë.

Këto dëgjime do të fillojnë më 1 dhjetor 2009 dhe do të mbahen në selinë e gjykatës në Pallatin e Paqes në Hagë.

Sipas GJND-së, deri tash, 36 vende kanë paraqitur kumtesa me shkrim lidhur me këtë çështje. Kumtesë të këtillë ka paraqitur edhe Kosova.
XS
SM
MD
LG