Ndërlidhjet

Irak: Sulmohet ndërtesa e partisë politike


Policia irakiane njoftoi se nga shpërthimi i një bombe në ndërtesën e një partie politike në qytetin e Bakubës janë vrarë katër njerëz, ndërsa janë plagosur 18 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në ndërtesën e Lëvizjes për Reformim dhe Zhvillim në provincën Dixhalla, një zonë në verilindje të Bagdadit, ku ende ndodhin sulme të herëpashershme të luftëtarëve të Al-Kaidës.

Sipas policisë, pjesa më e madhe e viktimave janë anëtarë të partisë politike, por thuhet se disa prej tyre ishin kalimtarë të rastit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG