Ndërlidhjet

Bosnjë: Arratiset i dyshuari për lidhje me terroristët


Policia e misionit të Bashkimit Evropian në Bosnjë tha se arratisja e një të burgosuri, i cili dyshohet të ketë lidhje me terroristët, dëshmon se sistemi i burgjeve të këtij shteti është i dobët dhe ka nevojë për reforma, njofton agjencia e lajmeve AP.

Tuniziani, Karaj Kamel bin Ali, nuk është kthyer nga pushimi 25 ditor, i cili i ishte lejuar për shkak të sjelles së mirë, pasi i burgosuri kaloi gjysmën e dënimit prej 46 muajsh.

Misioni evropian tha se agjencitë për forcimin e sundimit të ligjit i kishin paralajmëruar autoritetet e burgjeve se i burgosuri do të mund të arratisej, por paralajmërimi u bë pasi Kamel bin Ali kishte shkuar në pushim.

Autoritetet e burgjeve, ndërkaq, akuzuan autoritetet shtetërore se kanë dështuar të njoftojnë se i burgosuri ishte shpallur kërcënim për siguri kombëtare për shkak të dyshimeve për lidhjet ndërkombëtare të terrorizmit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG