Ndërlidhjet

BE, SHBA: Ballkani të përfshihet në Evropë


Bashkimi Evropian po e përgatit një “mekanizëm” të ri për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në vjeshtë do të vërtetohet qartë se BE-ja nuk heq dorë nga ky synim.

Zyrtarë dhe diplomatë në Bruksel kanë thënë se të 27 vendet anëtare të BE-së konsiderojnë se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor përsëri duhet të theksohet, ndoshta me një deklaratë politike të veçantë ose me konkluzat e Këshillit të Ministrave të BE-së.

Këtë proces fuqishëm e mbështesin edhe Shtetet e Bashkuara, pasi në Uashington janë të bindur se kjo do t’i kontribuojë stabilitetit të të gjithë Evropës.
XS
SM
MD
LG