Ndërlidhjet

Rasti i dytë i virusit A-H1N1 në Kosovë


Në Kosovë është konfirmuar rasti i dytë i virusit A – H1N1.

Sipas autoriteteve në Prishtinë, pacienti është një person 17 vjeçar, i cili kishte ardhur nga Irlanda.

Rasti i parë i këtij virusi në Kosovë është paraqitur këtë javë, tek një fëmijë 9 vjeçar, i cili kishte ardhur nga Anglia.

Autoritetet zotohen se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e pacientëve të prekur nga ky virus.
XS
SM
MD
LG