Ndërlidhjet

OKB publikon raport për Afganistanin


Luftimet afgane po përhapen në zonat e banuara, ku një numër i madh i njerëzve po vriten nga shpërthimet e bombave, sulmet ajrore apo ato vetëvrasëse, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara për Afganistanin.

Misioni Asistues i OKB-së në Afganistan vlerëson se 1013 civilë janë vrarë nga muaji janar deri në fund të qershorit, që është 24 për qind më shumë, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Raporti vë në pah se luftëtarët talibanë janë përgjegjës për vrasjen e rreth 59 për qind të njerëzve, ndërsa forcat e sigurisë afgane dhe ato ndërkombëtare për rreth 30 për qind.
XS
SM
MD
LG