Ndërlidhjet

Zbulohen dy punime për piano të Mozartit



Kërkuesit thanë se kanë gjetur dy punime për piano të panjohura deri më tash të Mozartit.

Fondacioni Ndërkombëtar i Mozartit tha se punimet janë pjesë e një dorëshkrimi, i cili i përmban veprat e hershme të kompozitorit austriak.

Mozarti, i cili lindi në vitin 1756, filloi të luajë piano në moshën 3 vjeçare dhe të kompozojë si 5 vjeçar.

Në kohën kur vdiq nga ethet reumatike në 5 dhjetor 1791, ai kishte kompozuar më shumë se 600 pjesë.

Kërkuesit thanë se dy pjesët e gjetura Mozarti me siguri i ka shkruar kur ishte 7 apo 8 vjeç.
XS
SM
MD
LG