Ndërlidhjet

Irani konfirmon arrestimet e tre amerikanëve


Irani ka konfirmuar arrestimet e tre amerikanëve në afërsi të kufirit me Irakun.

Mediat shtetërore njoftuan se amerikanët ishin arrestuar për shkak të “hyrjes ilegale”.

Raportet citojnë zëvendësguvernatorin e rajonit kurd në perëndim të Iranit, Iraj Hasanzadeh, të ketë thënë se janë duke vazhduar hetimet për të arrestuarit, të cilët po mbahen në afërsi të qytetit Marivan.

Besohet se tre amerikanët kanë qenë duke udhëtuar afër kufirit në mes të Irakut dhe zonave kurde në Iran, kur, pa kaluar kufirin, u arrestuan të premtën.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i ka bërë thirrje Iranit të sigurojë kthim të sigurt për amerikanët.
XS
SM
MD
LG