Ndërlidhjet

Betlehem: Konventë e grupit Fatah


Grupi palestinez Fatah po mban konventen e parë pas 20 vitesh. Gjate bisedimeve tre ditore në Betlehem të Bregut Perëndimor, delegatët do të miratojnë programin e ri të partisë.

Fatah u themelua nga Jaser Arafat në fund të vitit 1965, që kërkoi shkatërrimin e Izraelit përmes luftës së armatosur.

Njoftimet thonë se programi i ri i partisë e lë të hapur mundësinë për luftë të armatosur, nëse bisedimet e paqes me Izraelin dështojnë.

Delegatët pritet të zgjedhin udhëheqjen e re, por presidenti i Autoritetit palestinez Mahmud Abaz si udhëheqës i partise, nuk është i gatshëm të garojë.
XS
SM
MD
LG