Ndërlidhjet

Fillojnë testimet e vaksinës për H1N1


Prodhuesi i barnave Novartis njoftoi se ka filluar testimin në njerëz të vaksinës së virusit H1N1, ndërsa kompania Sanofi-Aventis, prodhuesi kryesor i vaksinave në botë, tha se testimet do t'i fillojë brenda disa ditëve.

Fillimi i testimeve klinike është pjesë e programeve të kompanive farmaceutike, në prag të vaksinimit masovik që pritet të fillojë në shtator.

Kompania GlaxoSmithKline, furnizuesi i tretë më i madh i vaksinave, tha se studimet klinike do t'i nisë nga fundi i këtij muaji.

Virusi i gripit të derrave H1N1 filimisht u paraqit në Meksikë në muajin prill, ndërsa në qershor Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandemi.

Deri tash, nga sëmundja kanë vdekur të paktën 800 njerëz.
XS
SM
MD
LG