Ndërlidhjet

Irak: Arrestohet lideri i një grupi radikal islamik


Zëvendëskomandanti i një grupi radikal islamik të lidhur me Al Kaiden është arrestuar në veri të Irakut.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë bërë të ditur se Fakri Hadi Gari, i njohur edhe si Abuz Abaz dhe Mullah Halgurd, kreu i grupit Ansar al Islam, u arrestua më 24 korrik.

Gari akuzohet për organizim të sulmeve, rekrutim dhe financim të operacioneve kundër ushtrisë amerikane dhe forcave të Irakut në Mosul. Ai gjithashtu akuzohet për koordinim të lëvizjeve për kryengritësit përgjatë kufjeve të Irakut.

Autoritetet në Spanjë kanë thënë se një qelizë e lidhur më grupin e quajtur Ansar Al Islam, qëndron prapa sulmit me bomba në Madrid, në mars të vitit 2004, ku mbetën të vdekur 191 veta.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse këto dy grupe janë të njëjta.
XS
SM
MD
LG