Ndërlidhjet

SHBA nuk mohon ndihmën ushtarake për Gjeorgjinë


Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes nuk kanë përjashtuar mundësinë që të furnizojnë Gjeorgjinë me armë mbrojtëse, pavarsisht kërkesës së Rusisë për të mos bërë një gjë të tillë.

Ndihmëssekretari amerikan i Mbrojtjes, Aleksander Vershbau, tha gjatë një seance të Senatit se ndihma e ushtrisë amerikane për Gjeorgjinë përqëndrohet në trajnimet dhe modernizimin e ushtrisë, por shtoi se edhe “forma të tjera të ndihmës” janë në tryezën e opsioneve.

Komenetet e tij erdhën në kohën kur zëvendësministri i Jashtëm rus, Grigori Karasin, tha se Uashingtoni “po luan rolin kryesor në riarmatimin e ushtrisë së Gjeorgjisë” duke paralajmëruar se “asistenca amerikane nuk është në interes të demokracisë në Gjeorgji”.
XS
SM
MD
LG