Ndërlidhjet

Rusia konfirmon patrullimet e nëndetëseve


Një gjeneral rus bëri të ditur se dy nëndetëse sulmuese bërthamore të Rusisë, të cilat ishin parë në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara, janë pjesë e patrullimeve të rregullta.

Zëvendësshefi i stafit të forcave të armatosura të Rusisë, Anatoli Nogovitsin, tha se patrullimet ishin “një gjë normale” dhe tha se nëndetëset e Shteteve të Bashkuara poashtu patrullojnë në afërsi të Rusisë.

Komentet e gjeneralit rus erdhën pasi e përditshmja amerikane Nju Jork Tajms raportoi se pamja e rallë e nëndetëseve kishte ngritur shqetësime te komuniteti i mbrojtjes dhe i inteligjencës së Shteteve të Bashkuara mbi qëndrimin më kategorik të Rusisë në aspektin ushtarak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG