Ndërlidhjet

SHBA: Gjykatësi nuk i liron të akuzuarit


Një gjykatës në Karolinën Veriore e ka refuzuar kërkesën e të akuzuarve për terrorizëm, që të lirohen me pagesë dhe të mbrohen në liri.

Gjyqtari Uilliam Ueb konstatoi se ata do të mund të largoheshin dhe se paraqesin rrezik për publikun, nëse lirohen.

“Provat janë se armatimi ishte mbledhur”, tha ai duke shtuar se “përderisa ka pasur shumë dëshmi dhe argumente për xhihad dhe xhihad të dhunshëm, ky rast është për konspiracion për terrorizëm”.

Shtatë persona, pëfshirë edhe kosovarin Hysen Sherifi, 24 vjeçar, autoritetet në Shtetet e Bashkuara i akuzojnë për konsiparicon për t’i ndihmuar terroristët dhe konspiracion për vrasje, rrëmbime e të tjera.
XS
SM
MD
LG