Ndërlidhjet

Hiroshimë: U shënua 64 vjetori i sulmit atomik


Prefekti i Hiroshimës, Tadatoshi Akiba, kërkoi sot nga liderët botërorë, që ta mbështesin thirrjen e presidentit amerikan, Barak Obama, për një botë pa armatim bërthamor, derisa Japonia shënoi 64 vjetorin e sulmit të parë atomik në botë.

- Presidenti amerikan Obama, tha në Pragë, se si e vetmja fuqi atomike, që ka përdorë armatimin bërthamor, Shtetet e Bashkuara kanë përgjegjësi morale për të vepruar në përpjekje për realizimin e një bote pa armatim bërthamor. Lidhur me këtë, ne poashtu, kemi përgjegjësi ta mbështesin presidentin Obama dhe të ndërmarrim askion për elimiminim e armatimit atomik, tha Tadatoshi Akiba.

Sulmi atomik në Hiroshimë ishte ndërmarrë më 6 gusht të vitit 1945, ndërsa tri ditë më vonë në Nagasaki.

Japonia u dorëzua më 15 gusht të po atij viti dhe kështu përfundoi Lufta e Dytë Botërore.

Agjencitë e lajmeve rapportojnë se shifra zyrtare e të vrarëve nga sulmet është 260 mijë vetë, përfshirë edhe ata që kanë vdekur nga plagët apo sëmundjet e ndërlidhura.
XS
SM
MD
LG