Ndërlidhjet

BE-ja refuzon ta urojë Ahmadinexhadin


Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se nuk do të dërgojnë urim tradicional për inaugurimin e Mahmud Ahmadinexhadit për mandatin e dytë presidencial në Iran.

Zëdhënësi i BE-së, Amadeu Altafaj Tardio, u tha gazetarëve se “BE-ja nuk ka dërguar mesazh urimi dhe nuk synon ta bëjë këtë”, pas rizgjedhjes së tij kontestuese, për të cilën grupet opozitare në Iran thonë se në zgjedhjet presidenciale ka pasur vjedhje.
XS
SM
MD
LG