Ndërlidhjet

Indi: Dënime me vdekje për sulmet në Mumbai


Një gjykatë e Indisë ka dënuar me vdekje tre vetë, përfshirë edhe një çift bashkëshortor, për sulmet me bomba, nga të cilat u vranë më se 50 njerëz në Mumbai, në vitin 2003.

Policia tha se sulmet me bomba ishin hakmarrje për mizoritë e hindusëve kundër myslimanëve, gjatë trazirave në shtetin perëndimor, Gurajat, në vitin 2002.

Prokuroria kishte akuzuar të tre personat për komplot për sulmet së bashku me grupin islamik, Lashkar-e-Taiba, me seli në Pakistan.

India thotë se Lashkar-e-Taiba kishte dorë në shumicën e sulmeve në Mumbai, përfshirë edhe ato të vitit të kaluar, nga të cilat u vranë më se 160 vetë.
XS
SM
MD
LG