Ndërlidhjet

Shënohet njëvjetori i luftës Rusi-Gjeorgji


Rusia dhe Gjeorgjia sot shënojnë njëvjetorin e luftës.

Presidenti gjeorgjian, Mikhaell Sakashvilli, do t’i drejtohet kombit me një fjalim pas ceremonisë që do të mbahet në përkujtim të viktimave të luftës.

Edhe rajoni i shkëputur nga Gjeorgjia, Osetia Jugore, që ishte zemra e konfliktit, gjithashtu do të shënojë përvjetorin e luftës me një fjalim nga kreu separatist, Eduard Kokoiti.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësime lidhur me tensionet në rritje në këtë rajon, ndërsa u bënë thirrje të gjitha palëve të përmbahen.
XS
SM
MD
LG