Ndërlidhjet

Situatë e tendosur në lagjen "Kroi i Vitakut"


Në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, situata sot sërish ka qenë e tendosur, pas përpjekjeve të një grupi qytetarësh shqiptarë, të cilët kishin paralajmëruar pastrimin e terrenit për fillimin e rindërtimit të shtëpive të tyre.

Ndaj kësaj nisme, pjesëtarë të komunitetit serb kanë reguar, duke e cilësuar si “provokim të radhës” dhe duke kërkuar që marrëveshja për rindërtimin e shtëpive në këtë pjesë të qytetit të respektohet.

Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në vendin e ngjarjes kanë pohuar se për spastrimin e terrenit për rindërtim, nuk është e nevojshme të mirret leje.

Megjithatë, punimet pritet të fillojnë të hënën.
XS
SM
MD
LG