Ndërlidhjet

Rasmusen kërkon trupa shtesë në Afganistan


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen ka bërë thirrje për më shumë trupa në Afganistan.

Rasmusen i tha radios shtetërore britanike se trainimi i forcave afgane gjithashtu nevoitet të zgjërohet.

Komentet e tij u bënë në kohën kur shtatë trupa perëndimorë humbën jetën në 24 orët e fundit.

Ushtria amerikane tha se katër pjesëtarë të saj u vranë nga një bombë e vendosur në rrugë në perëndim të vendit, ndërsa NATO-ja tha se tre trupa tjerë u vranë në një sulm me bomba në jug të vendit.

Kryengritësit i kanë rritur sulmet përpara 20 gushtit, datës kur mbahen zgjedhjet presidenciale, të cilat talibanët janë zotuar se do t’i pengojnë.
XS
SM
MD
LG