Ndërlidhjet

36 të vrarë në sulmet në Irak


Vala e sulmeve me bomba kundër myslimanëve shiitë në Irak sot ka shkaktuar vdekjen e 36 njerëzve.

Një sulmues vetëvrasës e hodhi në erë automjetin e tij duke vrarë 30 dhe plagosur më shumë se 80 besimtarë, të cilët po dilnin nga një xhami shiite në qytetin verior Mosul.

Po sot, gjashtë vetë u vranë në tre sulme me bomba, të cilat i kishin në shënjestër automjetet me të cilat pelegrinët shiitë udhëtonin në Bagdad.
XS
SM
MD
LG