Ndërlidhjet

SHBA: Deklarohen fajtorë, i ofruan para oficerit


Dy afgano-amerikanë janë deklaruar fajtorë për shkak se i kanë ofruar 1 milion dollarë mito një oficeri të ushtrisë amerikane në Afganistan, në përpjekje për të siguruar një kontratë ndërtimi atje.

Ruhollah Faruki Lodin, 48, dhe Hashmatullah Faruku, 38, pranuan para gjykatës federale në Virxhinia se i kishin ofruar para kapitenit amerikan që ai t’u ndihmojë të sigurojnë kontratën prej 18 milionë dollarë për ndërtimin e një rruge në Afganistan.

Dy të akuzuarit, të cilët kanë shtetësi amerikane dhe afgane, do të gjykohen në tetor, dhe mund të përballen me dënim deri 15 vjet burg.
XS
SM
MD
LG