Ndërlidhjet

Obama: Nuk duam baza ushtarake në Kolumbi


Presidenti amerikan Barak Obama ka përgënjeshtruar pohimet se Shtetet e Bashkuara duan të vendosin baza ushtarake në Kolumbi.
“Me Kolumbinë kemi marrëveshje për sigurinë tash sa vite. Këtë marrëveshje e kemi ripërtrirë, por nuk duam të vendosim baza ushtarke në këtë vend”, ka thënë Obama.
Ai ka vënë në pah se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë të dërgojnë forca shtesë në Kolumbi, për të nënvizuar se interes i Uashingtonit është që ky vend dhe fqinjët e saj të jenë stabile.
XS
SM
MD
LG