Ndërlidhjet

Majorka: Bombë e ETA-s, nuk ka viktima


Në pushimoren spanjole Majorka sot ka ndodhur një shpërthim, por nuk ka raporte për viktima.

Mediat raportuan se një thirrje në emër të grupit separatist bask ETA ka paralajmëruar për bombën përpara se ajo të shpërthente në një restorant plazhi.

Shpërthimi u bë në të njëjtën ditë që ETA e pohoi përgjegjësinë për sulmet e fundit në korrik në Spanjë, përfshirë sulmin në Majorka, në të cilin u vranë dy oficerë policie.
XS
SM
MD
LG