Ndërlidhjet

Bagdad: 30 të vdekur


Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve me bomba në qytetet e Irakut, Mosul dhe Bagdad.

Në Mosul, dy kamion-bombë shpërthyen në një fshat në lindje të qytetit, duke lënë 23 të vdekur dhe 40 shtëpi të shkatërruara.

Ndërsa, në Bagdad, dy makina bombë shpërthyen në verilindje të kryeqytetit, në kohën kur disa punëtorë ishin mbledhur herët në mëngjes për të kërkuar punë.
XS
SM
MD
LG