Ndërlidhjet

Aeroporti i Prishtinës ofrohet me koncesion


Kosova e ka ofruar me koncesion aeroportin e vetëm civil në shkëmbim të ndërtimit të terminalit të ri dhe ndërtesës së re.

Ministria e Transportit tha se është duke kërkuar investitor privat për të ndërtuar terminal të ri, kullë të kontrollit, hangar dhe zonë parkingu në këmbim të administrimit të aeroportit për 20 vjet.

Investitorëve u është kërkuar që të konkurrojnë me të paktën 100 milionë euro.

Aeroporti i Kosovës është ndër më frekuentuesit në rajon me afro 17 mijë fluturime në vit dhe transportin e rreth 1.2 milion udhëtarëve.

Aeroporti raportoi 25 milionë euro të ardhura në vitin 2008, deri 11 % më shumë nga viti paraprak.

Fituesi do të shpallet nga fundi i vitit.
XS
SM
MD
LG