Policia e Kosovës ka arrestuar në afërsi të Prizrenit një qytetar serb të Kosovës, të dyshuar për krime lufte në periudhën 1998-1999.
Zëdhënësi i policisë, Arbër Beka, ka thënë se i dyshuari është Goran Vuçkoviq, 36 vjeç, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Për këtë rast është njoftuar edhe policia dhe prokuroria speciale e EULEX-it.