Ndërlidhjet

Rasmusen sot në Prishtinë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, sot do të qëndrojë në Kosovë.

Në njoftimin e dërguar nga forcat paqeruajtëse në Kosovë thuhet se Rasmusen, fillimisht do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneral-lejtnantin Xhuzepe Emilio Gaj, për t’u takuar me vonë edhe me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e FSK-së, Fehmi Mujota.

Rasmusen pritet të takohet edhe me përfaqësuesit kryesorë të komunitetit ndërkombëtar dhe udhëheqësit vendorë politikë, thuhet në njoftim.

Kjo është vizita e parë e sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s në Kosovë

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG