Ndërlidhjet

Lirohet apo jo sulmuesi i Lokerbit?


Qeveria skoceze thotë se ende nuk ka vendosur nëse libiani, që u dënua për vendosjen e bombës, e cila rrëzoi aeroplanin e kompanisë njujorkeze Pan Am mbi qytetin skocez Lokerbi në vitin 1988, do të lirohet nga burgu.

Abdel Baset al Megrahi u dënua me burgim të përjetshëm për shkak se shkaktoi vdekjen e 259 njerëzve që ishin në aeroplan dhe 11 të tjerëve në tokë.

Mediat britanike raportuan se al- Megrahi që po vuan fazën përfundimtare të kancerit në prostatë, do të lirohet për shkaqe keqardhjeje, por një zëdhënëse e qeverise skoceze tha “se ende nuk është marrë ndonjë vendim”.
XS
SM
MD
LG