Ndërlidhjet

SHBA kritikon Rusinë rreth Ukrainës


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se kritikat e presidentit rus Dmitri Medvedev nuk do t’u ndihmojnë raporteve të mira fqinjësore.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Filip Kraulli, është pyetur të komentojë letrën, që Medvedev i ka dërguar presidentit ukrainas Viktor Jushçenko, në të cilën lideri rus akuzon Kijevin se me çështjet si aspiratat për hyrje në NATO, po përkeqëson raportet bilaterale.

“Është e rëndësishme për Ukrainën dhe Rusinë që të kenë marrëdhënie konstruktive. Nuk jam i sigurt nëse këto komente kanë qenë të nevojshme. Ukraina ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e veta dhe ne ndjejmë se ka të drejtë t’i bashkohet NATO-s nëse kështu zgjedh. Ne e mbështësim këtë të drejtë”, tha Krauelli.

Një këshilltare e lartë e Jushçenkos, Vera Ulijançenko e ka cilësuar letrën e Medevedevit si agresive duke shtuar se lidershipi rus po shndërrohet në peng të komplekseve të vjetra imperiale.
XS
SM
MD
LG