Ndërlidhjet

Franca, Gjermania dalin nga recesioni


Dy nga ekonomitë më të mëdha evropiane, Gjermania dhe Franca kanë dalë nga recesioni të enjten, ndërsa që të dyja kanë shënuar një rritje të papritur, e cila lë të kuptojë se rimëkëmbja ka filluar të marrë formë.

Një ditë pasi që Banka Qendrore Amerikane tha se recesioni që goditi ekonominë amerikane po stabilizohej, statistikat zyrtare treguan se Gjermania dhe Franca kanë shënuar rritje pozitive prej 0.3 për qind në çerekun e dytë të këtij viti.

Rezultatet nga Berlini dhe Parisi vijnë para se në Bruksel të publikohen statistikat për rritjen në eurozonë.
XS
SM
MD
LG