Ndërlidhjet

HRW: Izraeli ka vrarë civilë me flamuj të bardhë


Human Rights Watch tha se ushtarët izraelitë kanë vrarë 11 civilë palestinezë, teksa këta të fundit valëvitnin flamuj të bardhë gjatë operacioneve të Izraelit në Rripin e Gazës në filim të vitit.

Në raportin e publikuar sot, grupi me seli në SHBA tha se në mesin e të vrarëve në shtatë incidente të ndara ka pasur gra dhe fëmijë.

Izraeli ka thënë më herët se nuk i ka shënjestruar qëllimisht civilët.

Më shumë se 1.100 palestinezë u vranë gjatë operacioneve 22 ditore në Gaza, edhe pse ka shifra të ndryshme për viktimat civile.

Trembëdhjetë ushtarë izraelitë gjithashtu e humbën jetën nga raketat e shkrepura të Hamasit.
XS
SM
MD
LG