Ndërlidhjet

Zyrtar i lartë amerikan do të vizitojë Bellorusinë


Diplomati i lartë amerikan Filip Gordon, nesër do të bëhet zyrtari më i lartë i Shteteve të Bashkuara që do të vizitojë Bellorusinë.

Gjatë vizitës një ditore, Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike do të takohet me zyrtarët e qeverisë dhe liderët e opozitës.

Para vizitës, Gordon tha se Bellorusia duhet të lejojë më shumë liri për aktivistët e opozitës, mediat dhe grupet joqeveritare, nëqoftëse dëshiron që të hiqen sanksionet amerikane.

SHBA dhe BE një kohë të gjatë e akuzojnë presidentin Aleksandr Lukashenka për burgosjen e kundërshtarëve të tij, ngulfatjen e mediave dhe kurdisjen e zgjedhjeve për rizgjedhjen e tretë të tij.
XS
SM
MD
LG