Ndërlidhjet

KS i shqetësuar për dënimin e Su Ki-së


Këshilli i Sigurimit i OKB-së është pajtuar rreth një deklarate që shpreh “shqetësimet serioze” rreth vendimit të një gjykate në Birmani që t’i zgjasë lideres demokrate Aung San Su Ki arrestin shtëpiak edhe për 18 muaj tjerë.

Hartimi i deklaratës me fjalë më të ashpra u kundërshtua nga Kina, Libia, Rusia dhe Vietnami.

Negociatat dyditëshe pas dyerve të mbyllura rezultuan me një deklaratë që shpreh ”shqetësime serioze rreth dënimit" dhe përsërit "rëndësinë e lirimit të të gjithë të burgosurve politikë”.
XS
SM
MD
LG