Ndërlidhjet

Merkel takon Medvedevin


Presidenti rus Dmitri Medvedev takon kancelaren gjermane Angela Merkel për bisedime që pritet të fokusohen në lidhjet ekonomike dhe tregtare.

Takimi në qytetit bregdetar rus Soçi do të jetë i treti me radhë i tyre gjatë këtij viti.

Gjermania është partneri me i madh tregtar në Evropë, por tregtia shënoi rënie të madhe në gjysmën e parë të këtij viti për shkak të krizës globale ekonomike.

Para këtyre bisedimeve, një zyrtar i Kremlinit tha se Medvedev dhe Merkel pritet të diskutojnë një ofertë të prodhuesit kanadez të makinave Magna dhe Sberbankut të Rusisë për të blerë aksione në Opel, njësisë evropiane të Gjeneral Motors, si dhe investimet e mundshme ruse në firmat tjera gjermane.

Merkel po ashtu pritet të shprehë shqetësimin mbi të drejtat e njeriut në Rusi.

Ajo i tha një radio stacionit gjerman se në mënyrë të veçantë do të ngrisë çështjen e vrasjes së tre aktivistëve për të drejtat e njeriut në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG