Ndërlidhjet

Irak: Gazetarët kërkojnë më shumë liri shtypi


Gazetarët irakianë janë tubuar në Bagdad për të kërkuar liri më të madhe të shtypit dhe fundin e asaj, që e kanë quajtur presion politik për të heshtur raportimin kritik ndaj qeverisë.

Mediat raportojnë se qindra protestues të mbledhur në tregun e librave al- Motanabi në Bagdad, kanë kërkuar miratimin e ligjit për mbrojtjen e gazetarëve.
Protestat vijnë pasi një ligjvënës kërcënoi një gazetar të njohur irakian se do ta padite, për shkak të një raporti të tij mbi arrestimin e pesë truprojave të presidentit të dyshuar për përfshirje në një plaçkitje të bankës.
XS
SM
MD
LG