Ndërlidhjet

Tre ushtarëve amerikanë u ulet dënimi për vrasje


Armata amerikane tha se u ka ulur dënimin tre ushtarëvë të akuzuar për vrasje të të burgosurve irakianë.

Ushtria njoftoi sot se pas rishqyrtimit të rasteve, njërit nga ta, Xhon Hatleyt ia ka ulur dënimin nga i përjetshëm në 40 vjet burg.

Ndërsa dy të tjerët, Majkëll Lehi dhe Xhozef Majo do të kalojnë 20 vjet në burg.

Që të tre qenë dënuar për vrasjen e katër irakianëve, që ishin kapur në pranverë të 2007-tës pas një shkëmbimi me armë zjarri me njësitin e tyre.

Armata amerikane tha se irakianët qenë mbajtur edhe pse nuk kishte fakte të qarta se ata kishin sulmuar njësitin ushtarak, ndërsa më vonë ishin dërguar në një zonë të largët ku ishin qëlluar.

Njësiti tashmë është vendosur në Gjermani ndërsa ushtarët po gjykohen nga Gjykata Ushtarake amerikane.
XS
SM
MD
LG