Ministri i brendshëm i Serbisë, Iviva Daçiq, deklaroi sot se është përgatitur projekti i protokolit për bashkëpunimin operativ ndërmjet kësaj ministrie dhe misionit të BE-së në Kosovë, EULEKS. Sipas tij, “bashkëpunimi i tillë është i domosdoshëm”. Ai këto komente i bëri para gazetarëve në Novi Sad.
Sipas tij, ky protokol do të bazohet në Rezolutën 1244 dhe në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, i cili përmban planin gjashtë pikësh për bashkëpunimin e Serbisë me organet ndërkombëtare në Kosovë.
Ministri Daçiq tha se më parë, Ministria e Brendshme e Serbisë, kishte pasur marrëveshje me policinë e UNMIK-ut.