Ndërlidhjet

Irani liron mësuesen franceze


Irani ka liruar mësuesen franceze Klotildë Reis me kaucion dhe ia ka dorëzuar atë ambasadës franceze.

Por, Franca ka kërkuar që të hiqen plotësisht akuzat kundër 24 vjeçares.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka thënë se “asgjë nuk mund ta justifikojë” rastin kundër Reisit, e cila u akuzua për mbështetjen e revoltës që synonte rrëzimin e pushtetit islamik të Iranit.

Ministri i jashtëm francez Bernard Kushner ka thënë se kaucioni është paguar, ndërsa shuma “nuk ka qenë shumë e madhe”.
XS
SM
MD
LG