Ndërlidhjet

Tiranë: Rritet numri i të prekurve nga H1N1


Në Shqipëri ka shkuar në 16 numri i personave të prekur me virusin H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrave. Së fundi janë konfirmuar dhe katër raste të reja, pas analizave më të hollësishme të bëra jashtë vendit.

Deri tani rastet e gripit te derrave në Shqipëri janë shfaqur në formë të lehtë. Specialistët tërheqin vërejtjen se raste më të rënda mund të paraqiten gjatë vjeshtës, ku pritet dhe një valë e re e përhapjes së sëmundjes.
XS
SM
MD
LG