Ndërlidhjet

PDSH-ja braktis Parlamentin


Grupi parlamentar i Partisë Demoratike Shqiptare ka braktisur Kuvendin e Maqedonisë, për shkak të siç u tha, injorimit të kërkesave të saj nga shumica parlamentare për të hapur debatin rreth interpretimit autentik të ligjit të amnistisë në pjesën që ka të bëj me katër rastet që janë kthyer nga Tribunali i Hagës, por edhe për çështje tjera të ngritura nga PDSH-ja.

“Ky institucion është shëndrruar në një institucion që shpërfill dinjitetin kombëtar të shqiptarëve. Tanimë është e qartë se ky institucion është vënë në shërbim të partisë më të madhe qeverisëse. Mënyra e vetme për të alarmuar rrezikun nga thellimi i krizës, është instrumenti demokratik i bojkotit ” deklaroi deputeti i PDSH-së Imer Aliu.

Grupi parlamentar i PDSH-së para tetë muajve kishte paraqitur kërkesën që Kuvendi të fillojë debatin për çështjen e hapura, por kërkesat e saj asnjëherë nuk janë marrë në shqyrtim nga Kuvendi apo Qeveria e Maqedonisë.

Kuvendi i Maqedonisë sot ka filluar edhe debatin për miratimin e ligjit për Kuvendin që është një nga kushtet e vëna nga Komisioni Evropian. Por, ky ligj pas bojkotit të PDSH-së nuk do të miratohet me konsensus ashtu siç kërkon Brukseli.

Partia tjetër shqiptare në opozitë, Demorkacia e Re, gjithashtu ka paralajmëruar kundërshtimin e ligjit nëse nuk mbeshteten amendamentet e saj për përdorimin e gjërë të gjuhës shqipe në Kuvendin e Maqedonisë
XS
SM
MD
LG