Ndërlidhjet

Afganistan: Pezullohen operacionet ushtarake


Zyrtarë të NATO-s në Afganistan kanë bërë të ditur se do të pezullojnë operacionet ushtarake gjatë kësaj jave, kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Krerët ushtarakë të alenacës kanë njoftuar se do të kryhen vetëm operacionet që janë të nevojshme për mbrojtjen e njerëzve gjatë ditës së zgjedhjeve.

Vendimi pason thirrjen që i bëri forcave afgane për armëpushim gjatë ditës së zgjedhjeve, presidenti Hamid Karzai.

Afganët, të enjten, do të votojnë për të zgjedhur presidentin e ri dhe këshillat krahinorë.
XS
SM
MD
LG