Ndërlidhjet

Rusia kritikon dëbimin e diplomatëve nga Praga



Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov e ka cilësuar si provokim të ri vendimin e autoriteteve të Çekisë për t’i dëbuar dy diplomatë nga ambasada e Rusisë në Pragë.

Ministria e Jashtme e Rusisë e quajti vendimin veprim armiqësor.

Diplomatët rusë janë dëbuar për shkak të dyshimeve se kanë punuar për shërbimin rus të kundërzbulimit.

Zëvendës atasheu ushtarak u dëbua nga Çekia, ndërsa diplomatit tjetër i është rekomanduar që të mos kthehet nga pushimi.
XS
SM
MD
LG