Ndërlidhjet

Seul: Vdiq ish presidenti Kim Dae Jung


Ish presidenti i Koresë Jugore, Kim Dae Jung, ka vdekur në moshën 85 vjeçare, nga sëmundja e pneumonisë.

Ai luajti rol kyç në promovimin e politikës së uljes së tensioneve në raportet me Korenë Veriore.

Në vitin 2000, ai mori pjesë në samitin e parë të të dy Koreve dhe me këtë rast u takua me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong Ill.

Për përpjekjet e tij në këtë aspekt, ai u nderua me Çminim Nobel për Paqe.
XS
SM
MD
LG