Ndërlidhjet

Kroaci: Humbën jetën 4 anëtarët e një familjeje


Një familje katëranëtarëshe nga Maqedonia ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në autostradën Zagreb – Lipovac, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, kanë humbur jetën çifti bashkëshortor dhe dy fëmijet e tyre një dhe pesë vjeçar.

Raportohet se familja ishte nga vendi Zubovo në Maqedoni.

Policia po zhvillon hetime për shkaqet e kësaj fatkeqësie.
XS
SM
MD
LG