Ndërlidhjet

Për Greqinë i pranueshëm emri Maqedonia Veriore


Për zgjidhjen e kontestit për emër ndërmjet Athinës e Shkupit, për Greqinë është i pranueshëm propozimi Maqedonia Veriore, raporton e përditshmja greke, Katimerini.

Negociatori grek, Adamentios Vasilakis, do t’i transmetoj sonte në Nju Jork, ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic, qëndrimin e Greqisë për paketën e fundit të propozimeve për zgjidhjen e mospajtimeve për emër.

Sipas gazetës Katimerini, zoti Nimic duhet të takohet edhe me negociatorin e Maqedonisë, Zoran Jolevski, por ende nuk është caktuar koha e takimit.
XS
SM
MD
LG