Ndërlidhjet

SHBA: Rusët e akuzuar për vjedhje ende në arrati


Dy të dyshuar rusë besohet se gjenden ende në arrati pas ngritjes së aktpadisë në SHBA, e cila ata dhe një amerikan, i ngarkon me akuzën se kanë vjedhur rreth 130 milionë numra të kartelave bankare.

Të dyshuarit rusë, që nuk janë identifikuar dhe amerikani, Albert Gonzales, janë akuzuar nga shteti i Nju Xhersit, për atë që autoritetet amerikane e kanë quajtur rastin më të madh të hakerimit dhe të vjedhjes së identitetit në SHBA.

Të dyshuarit rusë janë përshkruar nga autoritetet të kenë jetuar “në ose afër Rusisë,” por zyrtarët nuk kanë dhënë informacione mbi identitetin e tyre.

Të tre të dyshuarit akuzohen për hakerim në rrjetet e kompjuterëve të korporatave në SHBA, ku kanë vjedhur të dhëna të kredit dhe debit kartelave e më vonë ato të dhëna i kanë dërguar në serverët kompjuterikë në Kaliforni, Illinois, Letoni, Holandë dhe Ukrainë.

Prokurorët thonë se qëllimi ishte që të shiteshin të dhënat e vjedhura te të tjerët, me të cilat mund të kryheshin mashtrime.
XS
SM
MD
LG