Ndërlidhjet

Bagdad: 95 të vdekur e 550 të plagosur


Së paku 95 persona kanë humbur jetën e mbi 550 të tjerë janë plagosur nga një morri sulmesh gjatë ditës në Irak. Dita e sotme ka qenë më e përgjakura në Irak që nga tërheqja e trupave amerikane nga qytetet qershorin e kaluar.

Disa nga sulmet kanë ndodhur pranë ndërtesave të disa ministrive. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë ishte në mesin e të mbijetuarve nga sulmi pranë Ministrisë së Jashtme.

‘Sulmi më i dhunshëm dhe me mës humë viktima ishte pranë ndërtesës së Ministrisë së Jashtme. Ishte një kamion i mbushur me sasi të mëdha lëndësh shpërthyese. Personalisht kam parë rreth 40 kufoma. Mbi 800 makina në parkingjet aty afër u dëmtuan rëndë’, thotë Saad Kamel, korrespondneti i shërbimit irakian në Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG